Sadiku: Gazeta serbe “Danas” së fundmi e paraqet Vuçiqin si diktator

Skënder Sadiku, Zv.Kryesues i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, ka thënë se gazeta serbe “Danas” së fundmi e paraqet Vuçiqin si diktator

Skënder Sadiku, Zv.Kryesues i Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, ka thënë se gazeta serbe “Danas”, së fundmi përmes një karikature e ka paraqitur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si një diktator.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për dilemat për statutin e Asociacionit dhe përballjen në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.

“Në ballinë është e paraqitur Qeveria që udhëhiqet nga Vuçiq është i paraqitur si diktator dhe kjo gazetë thotë se diktatura është më e fortë se sa kur është rrëzuar salla malla –  që ka qenë një aferë e madhe të cilën e paraqesin si diktaturë vetë politikanët”.

“Në pjesën e dytë të po së njëjtës gazetë është një “gexhe”, e paraqet një fshatar të pagdhendur me maskë, i cili më pas e largon maskën Vuçiqi dhe më pas kur e largon atë vjen te Millosheviqi”, ka thënë ai.

Sadiku ka shtuar se për qytetarët e komunës së Mitrovicës normaliteti është jetik.

“Është e mira që është ndërruar narracioni. Për ne normaliteti është jetik. E mira është që po përmendet normalizimi. Veriu në kushte dhe rrethana se çka ka përjetuar mund të themi se veriu ka qenë rehat dhe nuk ka pasur telashe. E keqja është se nuk është arritur të ruhet prona e qytetarëve si p.sh djegia e automjeteve. Se çka kanë bërë serbët duhet t’u lihet organeve kompetente”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika