Sadiku: Gjykata Speciale u krijua si pasojë e dështimit të gjykatave të Kosovës, UNMIK-ut dhe EULEX-it

Analisti Arbnor Sadiku ka thënë se krijimi i Gjykatës Speciale është bërë si pasojë e dështimit të drejtësisë në Kosovë

Analisti, Arbnor Sadiku

Analisti Arbnor Sadiku ka thënë se formimi i Gjykatës Speciale ka ardhur si pasojë e dështimit për të sjellë drejtësi institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe ato ndërkombëtare që operojnë në Kosovë, UNMIKU dhe EULEX-i.

Sadiku është shprehur se institucionet e drejtësisë në Kosovë është dashur t’i marrin parasysh rastet, siç i ka cilësuar ai, “të rënda”.

“Kemi pasur dështim total të gjykimit të këtyre rasteve në sistemin e drejtësisë në Kosovë, përfshirë UNMIK-un dhe EULEX-in. Është dashur që institucionet e drejtësisë t’i marrin parasysh. Ne e dimë, shumica e gjykatave në Kosovë, por edhe EULEX-i dhe UNMIK-u,  nuk janë marrë me rastet e rënda në Kosovë”, ka thënë ai.

Sadiku ka thënë se Gjykata Speciale vetëm formalisht është e Kosovës, pasi sipas tij, ajo është politikisht dhe juridikisht, gjykatë ndërkombëtare.

“Kjo gjykatë përveç aspektit për ndarjen e drejtësisë brenda saj ka edhe politikë. Si është formuar dihet vetëm formalisht e Kosovës, por politikisht dhe juridikisht është ndërkombëtare”, ka deklaruar Sadiku.

Tutje, ai ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës është dëmtuar më së shumti politikisht nga specialja, kjo për shkak të paraburgimit të krerëve të kësaj partie.

“Kërkesat janë legjitime, por për mua nuk është shumë legjitime kërkesa, e cila ka ardhur nga PSD, duke e ditur që kryesisht njerëzit që janë prekur më së shumti janë njerëz të PDK-së, ata janë të heshtur nga kjo çështje si duket e kanë pranuar si fakt të kryer, dhe PSD si duket e ka kapur këtë momentum politik”, është shprehur ai.

Sadiku është shprehur se në rast se dënohen ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përveç dëmit individual ndaj tyre, në Kosovë efektit e dëmit do të jenë politike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika