Sadiku: Jeni të bindur se në këto lojëra nuk janë serbët lokal, është një parti politike

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Skender Sadiku

Zëvendëskryesusi i Kuvendit Komunal në Veri të Mitrovicës, Skender Sadiku ka thënë se është Lista Serbe ajo e cila ua mban bajrakun të këqijave.

Në një lidhje direkte në Raio Dukagjini, Sadiku ka thënë se pjesë e këtyre tensioneve në Veri të Vendit nuk janë serbët lokal por një parti politike e që sipas tij, ajo është Lista Serbe.

“Jeni të bindur se në  këto lojëra nuk janë serbët lokal, nuk janë qytetarët por është një parti politike. Lista Serbe e cila është duke bërë këto veprime, e ka marrë bajrakun e të gjitha të  këqijave”, ka deklaruar Sadiku.

Krahas kësaj, ai ka thënë se komunitetet pritet të mblidhen për të diskutuar lidhur me situatën në vend.

Serbë të maskuar kanë barikaduar rrugën në Rudarë dhe sipas tij. Një veprim i tillë i serbëve po bëhet pas arrestimit  të ish-pjesëtarit të MUP-it, arrestimin e të cilit e konfirmoi Sveçla.

Ky i fundit, tha se i arrestuari ishte arrestuar nën dëshmitë se i njëjti kishte sulmuar zyret e KKZ-së në Veri të Mitrovicës.

Sveçla për Pantiq: Sipas dëshmive, ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Veri të vendit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika