Sadiku për dorëheqjet e kryetarëve në veri: Situata nuk është alarmante siç duket

Skender Sadiku, ka thënë se situata në veri pas dorëheqjes së kryetarëve dhe përfaqësuesve të tjerë në katër komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit nuk është aq alarmante siç duket

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Skender Sadiku





Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, Skender Sadiku, ka thënë se situata në veri të vendit ku kryetarët e kësaj pjesë të Kosovës kanë dhënë dorëheqje nuk është aq alarmante.

Sadiku ishte i ftuar në Emisionin “Five” në RTV Dukagjini ku ka folur rreth dorëheqjes së kryetarëve të komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ai tha se kjo situatë nuk është alarmante sic duket pasi dorëheqjet që kanë ndodhur në këto komuna janë puro politike.

Sadiku shtoi se këto ndodhin në vende demokratike dhe mendon që edhe shteti jonë do ta kalojë këtë pasi është vend demokratik.

MAPL njofton se ka pranuar dorëheqjet e kryetarëve të katër komunave veriore

“Realisht situata nuk është edhe alarmante sic duket, dorëheqjet që kanë ndodhur në komuna janë puro politike, ka thënë Sadiku. Mendoj që demokracia e jonë do ta kalojë këtë, pasi këto dorëheqje janë procese normale” ka thënë ai.

Ndërkaq, ai tha se është më i shqetësuar për dorëheqje te policëve, gjyqtarëve dhe përfaqësuese që kanë qenë në institucione të tjera të cilat mund të ndikojnë në jetën e qytetarëve.

Ai shpreson se organet kompetente do të gjejnë mekanizmat që kjo mos të ndikoj të qytetarët.

Ai bëri të ditur se çka ka biseduar me kryeministrin, Albin Kurti, “Morëm informata të dorës së parë dhe i treguam brengat dhe hallet që kanë qytetarët nga proceset që kanë ndodhë nga komunat që vijmë”.

Sadiku tha se kryeministri Kurti tregoi mbështetjen e plotë që të ndihmojë të zgjidhin brengat dhe problemet e qytetarëve në veri të Kosovës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika