Sadiku siguron normën për Lojërat Olimpike, trajnerja e saj: Rruga nuk përfundon këtu, shihemi në Paris

Pasi boksierja, Donjeta Sadiku siguroi normën për Lojërat Olimpike që do të mbahen në Paris gjatë këtij viti, trajnerja e saj, Marjola Sallauka është shprehur se kjo është ditë e madhe për Kosovën dhe popullin shqiptar

Boksierja Donjeta Sadiku

Boksierja Donjeta Sadiku ka siguruar sot normën për Lojërat Olimpike, e të cilat do të  mbahen në Paris në vitin 2024.

Trajnerja e saj, Marjola Sallauka ka thënë se kjo është ditë e madhe për Kosovën dhe për të gjithë popullin shqiptar.

Përmes një postimi, Sallauka e ka cilësuar Sadikun si një trimëreshë e vërtetë dhe luaneshë në ring.

“E palodhshme e punëtore që asnjëherë nuk u dorëzua drejt realizimit të ëndrrave të saj, e që sot arriti të siguroj kualifikimin për në Lojërat Olimpike – Paris 2024. Jam krenare që jam trajnerja e saj e krahë saj në realizimin e ëndrrës Olimpike”, ka thënë ajo.

Ajo është shprehur se rruga nuk përfundon dhe se shihemi në Paris, atëherë kur zhvillohen këto lojëra.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika