Sadiku: Vendimi i MINT-it, tendencë për të përçuar mesazh frikësues dhe kërcënues për mediat e tjera

Pjesëtari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Naim Sadiku shprehet se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është tendencë për ta mbyllur një media dhe për të përçuar mesazh frikësues e kërcënues te mediat e tjera

Naim Sadiku, pjesëtar i bordit të AGK-së

Naim Sadiku, anëtar i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka folur në lidhje me protestën që u zhvillua nga gazetarët në sheshet e Prishtinës kundër vendimit të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), për pezullimin e licensës së mediumit “Klan Kosova”.

Ai gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Rreth e Rrotull”, në RTV Dukagjini tha se vendimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) është tendencë për ta mbyllur një media dhe për të përçuar mesazh frikësues e kërcënues te mediat e tjera.

Ai thotë se në bashkëpunim me pjesëtarë të mediave e shoqëri civile kanë dalë të kundështojnë vendimin e MINT-it.

“Një vendim i tillë është si një tendencë për të mbyllur një media dhe për të përçuar më pastaj mesazhe frikësuese dhe kërcënuese për mediat e tjera në Kosovë”, është shprehur Sadiku.

Gjithashtu, Sadiku shprehet se ekziston frika se “fillon me mbylljen e një medias, pastaj vazhdon me mediat e tjera të cilat nuk i pëlqejnë pushtetit”.

Vendimi i MINT-it ka të bëjë me mbylljen e biznesit të Klan Kosovës, pasi, sipas tyre, ky i fundit është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, sepse e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika