Sadriu: I nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës -ishte përvojë e veçantë

Prindon Sadriu- Zotëriu dhe Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani ka marrë pjesë në drekën e Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron në margjinat e Lojërave Olimpike “Paris” 2024.

Sadriu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se me ftesën e zonjës së parë franceze ka marrë pjesë në drekën ku ishin 50 zonja dhe dy zotëri të pranishëm.

“Ndjehem jashtëzakonisht i nderuar nga ftesa për drekë nga Zonja e Parë franceze, Brigitte Macron, në mesin e 50 zonjave të para dhe dy zotërive të parë të pranishëm. Ishte një përvojë e veçantë të jem në tavolinën kryesore së bashku me zonjën Macron, Dukeshën e Madhe të Luksemburgut dhe zonja të tjera lidere”, ka pohuar ai.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika