Sahatçiu: Blerja e byzylykëve digjital që paralajmërojnë viktimat e dhunës në familje është nevojë emergjente

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, përmes një reagimi në rrjetin social Twitter ka thënë se është nevojë emergjente blerja e byzylykëve digjital që paralajmërojnë viktimat e dhunës në familje kur afrohet sulmuesi i tyre. Teksa ka theksuar se janë të gatshëm të bashkojnë forcat për veprim të menjëhershëm

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatciu





Donjeta Sahatçiu, nënkryetare e Komunës së Prishtinës ka reaguar pas vrasjes së gruas shtatzënë, që ka thënë se është nevojë emergjente blerja e byzylykëve digjital që paralajmërojnë viktimat e dhunës në familje nëse sulmuesi i tyre afrohet.

“Blerja e byzylykëve digjital që paralajmërojnë viktimat e dhunës në familje nëse afrohet sulmuesi i tyre është nevojë emergjente”, ka shkruar Sahatçiu.

Teksa, sipas Sahatçiut, byzylykët digjital janë dëshmuar të suksesshme në zbatimin e urdhërave të mbrojtjes.

“Ato janë dëshmuar të suksesshme në zbatimin e urdhërave të mbrojtjes”, ka theksuar ajo.

Gjersa, ka theksuar se Kryeqyteti është i gatshëm të bashkojë forcat për veprim të menjëhershëm.

“Si Kryeqytet, jemi të gatshëm të bashkojmë forcat për veprim të menjëhershëm”, ka përfunduar Sahatçiu në postimin e saj.

 





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika