Donjeta Sahatçiu nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, ka shkruar në rrjetin e saj social Facebook se ka dyshime për keqpërdorime dhe kontrata 750 mijë euro e Ndërmarrjes Publike Lokale ‘Prishtina Parking’, duhet të anulohet.
Tutje ajo ka treguar se si janë sqaruar shumë gjera pas pranimit të dokumentacionit të plotë të procesit për shpalljen e operatorit ekonomik fitues për kontratën “Shërbim me softuer për menaxhimin me parkingje publike në Komunën e Prishtinës, shuhen shumë pikëpyetje”.
Ndërkohë Sahatçiu i ka parashtruar disa pyetje në të cilave iu ka dhënë vetë ju është përgjigjur lidhur kontratën shërbim me softuer për menaxhimin me parkingje publike në Komunën e Prishtinës,.
“A ka bazë dhe nevojë për procedurë të përshpejtuar? Jo. A ka bazë për procedurë të negociuar? Jo. Ndonëse NPL thirret në faktin se operatori ekonomik fitues është operatori i njëjtë që ka ndërtuar aplikacionet e kaluara, ka bazë të dyshohet se është lëshim i qëllimshëm duke mos e kërkuar pronësinë e kodit/pronës intelektuale në dorëzim të aplikacionit kur është ndërtuar”, ka shkruar ajo në Facebook.
“A ka bazë në kërkesa për vlerën e kontratës? Jo. Volumi i kërkuar i punës mund të shndërrohet në jo më shumë se 3,000 orë pune. Çmimi i orës nuk mund të jetë 250 euro, edhe nëse heqim kostot e infrastrukturës. Hajde kontrata nuk shndërrohet në orë pune fare si njësi matëse. Nënshkrimi i kontratës si hisedarë me 15% të vlerës së qarkullimit dhe në mungesë të dorëzimit të pronësisë tek ndërmarrja përveç tjerash është edhe indikacion i kontraktimit të shërbimeve të ardhshme me të njëjtin operator, me të njejtën procedurë”, ka shtuar ajo.
“A ka bazë dyshimi në kredencialet e operatorit ekonomik fitues? Po. Derisa online prezantohet si ofrues i shërbimeve të komunikimit në rrjete sociale, nuk ka asnjë kredencial online që e dëshmon përvojën e referencuar profesionale në kryerjen e shërbimeve të kërkuara”.
“A ka veçse bazë dyshimi me dy aplikacione mobile identike të NPL Prishtina Parking të ndërtuara nga i njëjti operator? Po. Qytetarët çdo ditë raportojnë dyshime në marrjen e të hollave në dy sisteme paralele. A i bën mirë kjo kontratë shërbimit të parkingut në këto kushte në Prishtinë? Jo, fare jo. Shto këtu edhe gjendjen aktuale në terren me qindra ankesa të qytetarëve për shërbim jo të mirë”.
Sipas Sahatçiut, kjo kontratë duhet të anulohet, duhet të ipet përgjegjësi dhe të ndalohet keqpërdorimi në vazhdim.