Sahatçiu pas shkarkimit të Musliut: Revanshi i Përparim Ramës ka emrin Badovc

Pas shkarkimit të drejtorit të Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, nga kryetari Përparim Rama, kanë filluar reagimet e zyrtarëve komunalë nga radhët e PDK-së

Donjeta Sahatçiu, nënkryetare e Komunës së Prishtinës

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Donjeta Sahatçiu, e ka cilësuar si revansh personal të kryetarit Përparim Rama, shkarkimin që i bëri drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.

Sipas saj, shkarkimi i tij lidhet me kundërshtimin që PDK-ja, si partnere e koalicionit në kryeqytet, i ka bërë këmbimit të pronave.

“Revanshi i Përparim Ramës ka emër: Badovc”, ka shkruar Sahatçiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sahatçiu ka deklaruar se “shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revansh politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale”.

Madje, ajo ka shtuar se më 2 shkurt 2022 me Ilirikun i janë bashkuar qeverisjes në Prishtinë, dhe po në të njëjtën datë, më 2 shkurt 2024, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka filluar revanshin publik.

Postimi i plotë:

Revanshi i Përparim Ramës ka emër: Badovc

Ilirik Musliu ka qenë motorri i qeverisjes së mirë të PDK në Prishtinë. Me Ilirik Musliun, problemi i mbeturinave as nuk ka fillu e as nuk ka pas mundësi me u mbyll. Ky është problemi më kompleks i Kryeqytetit, e për këtë kemi shumë për të thënë.

Përparim Rama në dhjetor dha urdhër për fillimin e procedurave të prokurimit për digjitalizim në arsim pa njohurinë time pasi unë, në cilësinë e U.D. Drejtore e Arsimit, nuk pata pranuar të nënshkruaj deklaratë disponueshmërie për një proces të dëmshëm, pa leje nga ASHI, kundër rekomandimeve të auditorit, me specifika e planifikim buxheti skandaloz. Njejtë, Përparim Rama, si Zyrtar Kryesor Administrativ, ka mundur të jep urdhër për çfarëdo procesi që paska mundur të rregullojë menaxhimin e mbeturinave, pa njohurinë dhe përfshirjen e Ilirikut. Pse nuk e ka bërë, e din ai vetë.

Shkarkimi i fshehur i Ilirik Musliut sot përmes rrjeteve sociale, pa e komunikuar tek ai dhe askush tjetër rreth tij, është revansh i pastër. Na duket si revansh politik por nga një jopolitikan si Përparim Rama, revanshet janë personale.

Ky shkarkim, që i madh e i vogël sot në Prishtinë e di se nuk ka fare të bëjë me mbeturina e me Ilirikun, vjen pasi si PDK ritheksuam publikisht qëndrimin tonë politik që nuk do të mbështesim me asnjë kusht propozimin e tij për këmbim pronash me epiqendër zonën e Badovcit dhe çdo propozim tjetër që dëmton interesin publik.

Më 2 shkurt 2022 me Ilirikun i’u bashkuam qeverisjes në Prishtinë. Më 2 shkurt 2024, Përparim Rama filloi revanshin publik.

Rama shkarkon nga detyra drejtorin e shërbimeve publike nga radhët e PDK-së

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika