Sali Berisha: Mirënjohje për të gjithë votuesit

Pasi u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se veprimtaria politike e tij “do të regjistrohet si mrekullia e vërtetë e shekullit XXI”. Ai, gjithashtu, është shprehur mirënjohës dhe falënderues ndaj qytetarëve që e votuan

Pasi u zgjodh kryetari i ri i Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se veprimtaria e tij politike “do të regjistrohet si mrekullia e vërtetë e shekullit XXI”.

Sali Berisha në një fjalim nga selia blu, është shprehur mirënjohës dhe falënderues ndaj qytetarëve që e votuan.

“U krye! U krye jo zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e vërtetë e Shqipërisë në shekullin XXI. Jam i përulur dhe jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që në një hark kohor të shkurtër ngadhnjyen si njerëz të lirë, në një proces që do të regjistrohet si mrekullia e vërtetë e shekullit XXI”, ka thënë Berisha.

Sali Berisha

Në fjalimin e tij pas fitores, Berisha ka thënë se anëtarët e Partisë Demoktatike janë njerëz të lirë Shqipërisë dhe kanë bërë historinë në një proces të mrekullueshëm, prandaj mirënjohja shkon drejt të gjithë atyre.

“Mirënjohje për të gjithë anëtarët që sot lanë të gjitha detyrimet e tyre dhe votuan për të zgjedhur kryetarin e Partisë Demokratike. Ky besim i jashtëzakonshëm i tyre është për mua detyrim i madh, por kam bindjen se së bashku do t’ia dalim. Jemi në një mision që të shpëtojmë Shqipërinë nga një regjim që kurrë nuk e meriton”, ka shtuar kryetari i ri i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Sali Berisha zgjidhet kryetar i PD-së

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika