Të martën e 2 gushtit, kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka reaguar për vrasjen e liderit të Al-Kaidës, Ayman al-Zawahri.
Berisha është shprehur se kryeterroristi Ayman al-Zawahiri mori atë që meritoi.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë ka shkruar se Ayman al Zawahiri ishte aktualisht kryeterroristi i rrjetit terrorist Al Qaeda, i cili së bashku me shefin e tij kryterroristin Osama bin Laden planifikuan dhe organizuan sulmin mbi “Kullat Binjake” në New York, në të cilin u vranë 2900 qytetarë.
Berisha ka përfunduar se vrasja e al-Zawahirit është një sukses i madh i ShBA-së në luftën kundër terrorizmit.
Përveçse sukses për ShBA-në, vrasja e Al-Kaidës, sipas Sali Berishës, është edhe një ngushëllim tjetër për viktimat e aktit të tij barbar të 11 shtatorit 2001 dhe akteve të tjera terroriste të projektuara dhe organizuara prej tij.
Biden: Vrasja e liderit të Al-Kaidës, ‘drejtësi’ e kërkuar prej kohësh