Sali Berisha: Zonja Kim duke mos më ftuar, më nderoi

Zonja Kim kishte ftuar liderë të shteteve në festën e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por nuk kishte ftuar kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berishën. Berisha është ndier i privilegjuar që Zonja Kim nuk e ka ftuar

Sali Berisha, kryetari i Patisë Demokratike në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, në bashkëbisedimin e përjavshëm me gazetarët, të premtën e 29 korrikut ka thënë se është ndier i privilegjuar që nuk ishte ftuar në festën e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Zonja Kim, duke mos më ftuar, më nderoi. Kjo për faktin se ajo, me qëndrimet e saj, ka dëmtuar më shumë, bashkë me Edi Ramën, dhe mafien e George Soros, më shumë se kushdo tjetër perceptimin dhe imazhin e shkëlqyer që kanë pasur shqiptarët për SHBA”.

Kryetari i PD-së ka shtuar se është ndier i privilegjuar dhe për nderimin e ngjarjes mes mirditorëve, shqiptarët më tradicionalë të të gjitha trojeve.

“Figura si Edi Rama dhe Taulant Balla turpërojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara”, është shprehur Sali Berisha.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika