Salihu: Reciprociteti për letërnjoftime i pengon shqiptarët e Luginës

Kryesues i Asamblesë Komunale në Preshevë, Sami Salihu, ka thënë se reciprociteti për letërnjoftime i paralajmëruar nga Kosova për Serbinë, do t'i dëmtojë më së shumti shqiptarët që jetojnë në Serbi, pasi ata nuk i kanë dy nënshtetësi

Lajm jo të mirë për qytetarët e Luginës, e ka cilësuar Sami Salihu, reciprocitetin për letërnjoftime të paralajmëruar nga Kosova për Serbinë.

Salihu, i cili është edhe Kryesues i Asamblesë Komunale në Preshevë, ka thënë se me këtë vendim do të dëmtohen më së shumti shqiptarët që jetojnë në Serbi, sepse për dallim nga serbët që jetojnë në Kosovë, shqiptarët e Luginës, nuk i kanë dy nënshtetësi.

“Si Luginë, 80 mijë shqiptarë, çdo vendim që forcon sovranitetin, ne padyshim i gëzohemi. Lugina prej kohësh kërkon reciprocitet, por meqenëse po bëhet fjalë për një reciprocitet të parcializuar për letërnjoftime, mendoj që shqiptarët e Luginës i pengon, për dallim nga serbët që janë të pajisur me dy letërnjoftime, nuk do ta kenë fare problem kalimin, kurse qytetarët do t’i nënshtrohen torturë të plotë për plotësimin e formularëve”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se para se të merrej një vendim i tillë, Qeveria e Kosovës është dashur të diskutojë me banorët e Luginës.

“Për shqiptarët e Luginës lexohet si reciprocitet me vetveten, të vetmit që do të pengohen janë shqiptarët e Luginës. Kjo do t’ia pamundësojë nga shtëpitë e tyre, mendoj që qeveria do të duhej paraprakisht të diskutonte me faktorin politik me Luginën e Preshevës, se cila iniciativë që nuk do t’i pengonte qytetarëve. Tani për tani kjo është pengesë për qytetarët e Luginës”, është shprehur Salihu.

Salihu ka theksuar se është pro reciprocitetit, por jo në kushte kur dëmtohen shqiptarët që jetojnë në Serbi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika