Sallahu: KMDLNJ ka keqpërdorur rreth 100 mijë euro, të përgatiten ta mbrojnë vetën para drejtësisë

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka njoftuar se KMDLNj-ja i ka keqpërdorur rreth 100 mijë euro të taksapaguesve, dhe se rastin tanimë e kanë dëguar në Gjykatë

Zëvëndësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu





Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se KMDLNj-ja i ka keqpërdorur rreth 100 mijë euro të taksapaguesve.

“Rastin e kemi dërguar në Gjykatë, dhe këta që supozohet t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, le të përgatiten ta mbrojnë fillimisht vetën para drejtësisë!”, ka shkruar Sallahu.

Sallahu ka theksuar se do të ishte mirë që keqpërdoruesit që i kanë dëmtuar fondet publike “të na kursejnë nga këshillat e themelimit të Asociacionit që na e deformon shtetin”.

“Liritë dhe të drejtat e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe me akte ndërkombëtare. Ne i respektojmë ato maksimalisht”, ka shtuar tutje Sallahu në Facebook.

Mes tjerash, Sallahu ka theksuar se liritë dhe të drejtat e njeriut i cënojnë, pikërisht, ata që bëjnë thirrje për themelim të mekanizmave që e shkelin Kushtetutën, siç është Asociacioni.

Sipas tij, Asociacioni është strukturë e bazuar në përkatësi etnike, përmes së cilës, rriten dallimet e diskriminimet kombëtare, “që janë në frymë të kundërt me liritë dhe të drejtat e njeriut”.





Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika