Sallahu merr pjesë në punëtorinë “Fuqizimi i Sistemit të Drejtësisë Penale”: Kosova ka shënuar rezultate në sundimin e ligjit

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka marrë pjesë në punëtorinë “Fuqizimi i Sistemit të Drejtësisë Penale”. Sallahu ka thënë se në këtë takim do të shihen rezultatet e punës së anëtarëve të grupit dhe kontributi i akterëve të tjerë

Pamje nga mbajtja e puntorisë “Fuqizimi i Sistemit të Drejtësisë Penale”

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka marrë pjesë në punëtorinë e grupit punues lidhur me hartimin e dokumenteve të politikave për objektivin “Fuqizimi i Sistemit të Drejtësisë Penale”.

Ky proces është pjesë e Rishikimit të Planit të Veprimit të Strategjisë për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Sallahu ka thënë se në këtë takim do të shihen rezultatet e punës së anëtarëve të grupit dhe kontributi i akterëve të tjerë, përmes një dokumenti ku janë identifikuar çështjet kyçe në fushën e drejtësisë penale.

Pamje nga mbajtja e puntorisë “Fuqizimi i Sistemit të Drejtësisë Penale”

“Sipas Sallahut, të gjeturat gjatë kësaj punëtorie, do të përfshihen në dokumentin e politikave i cili do të jetë udhërrëfyesi më i mirë për nxjerrjen e rekomandimeve të cilat do të shndërrohen në aktivitete konkrete të Strategjisë”, ka njoftuar ministria e Drejtësisë.

Tutje zëvendësministri Sallahu ka deklaruar se strategjia është një nga instrumentet kryesore që ndihmon në reformën e sistemit të drejtësisë dhe tashmë sipas tij, Knëosova ka shënuar rezultate përmbajtjesore në sundimin e ligjit, luftën kundër-korrupsion, reformimin penal dhe civil si dhe rezultate konkrete në adresimin e të drejtave të njeriut.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika