Sallahu për Prokurorinë Speciale: Çështja civile tentohet të kthehet në çështje penale

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar rreth temës së rezervave shtetërore, teksa është shprehur se çështja me karakter komplet civil po tentohet të kthehet në çështje penale

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka reaguar rreth temës së rezervave shtetërore, duke thënë se çështja me karakter komplet civil po tentohet të kthehet në çështje penale, si formë hakmarrjeje ndaj qeverisë aktuale të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Sallahu deklaron se kontrata që lidhet në mes të shtetit dhe një operatori ekonomik ndërkombëtar, që përcakton sasinë, çmimin dhe pagesën e mallit, nuk mund të ketë karakter tjetër përveçse civil.

“Ky kontest civil zgjidhet në gjykatën kompetente të përcaktuar në kontratë. Pra, zgjidhja e kontestit civil determinon se a mund të ketë vepër penale në këtë rast ose jo. Siç shihet nga provat dhe faktet operatori ekonomik nuk ka sjellë mallin në tërësi dhe kësisoj gjykata mund të marrë vendim duke detyruar operatorin e tillë ekonomik për dëmshpërblim. Prandaj në këtë rast në asnjë formë nuk ka përgjegjësi penale”, ka shkruar ai.

Sipas tij, realizimi i kontratës bonafide nga MINT dhe mosrealizimi i kontratës nga operatori ekonomik në tërësi, nuk përbën vepër penale, por bazë të mjaftueshme për realizim të dëmshpërblimit në gjykatë.

Ai thotë se nëse vendimi i tillë merret në gjykatën kompetente në Kosovë, atëherë ky vendim njihet dhe ekzekutohet në vendin ku ndodhet selia e operatorit/ve ekonomik.

“Nëse do të shkonim me supozimin se secili mosrealizim i kontratës ose realizim i pjesshëm i kontratës do të plotësonte figurën e veprës penale atëherë krejt qytetarët e këtij shteti do të jenë përgjegjës penalisht dhe do ta shuanim të drejtën civile si degë të së drejtës”.

“Për fund, vet Prokuroria Speciale ka mbyllur rastin e Vicianumit (pronë e Shërbimit korrektues të Kosovës ku i është dhënë në shfrytëzim për afat 10 vjeçar një personi fizik, pastaj është regjistruar si person juridik) ku është lidhur kontratë bash pa asnjë bazë ligjore, ku janë rrënuar objektet shtetërore, duke theksuar në aktvendim për hedhjen e kallëzimit penal se ka shkelje procedurale dhe civile, por jo penale. Edhe njëherë, e njëjta “Prokurori Speciale” e ka bërë këtë veprim. Prandaj, është keqpërdorim i mekanizmave ligjor për hakmarrje, e asgjë më shumë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika