Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit do të mbahet në Tiranë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit pritet të mbahet në Tiranë

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama





Me kërkesë të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, Samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit pritet të organizohet dhe kryesohet nga Tirana.

Kështu bëri të ditur, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili njoftoi që me gjashtë dhjetor të këtij viti do të mbahet Samiti i parë  Bashkimit Evropian (BE) në rajonin e Ballkanit Perëndimor (BP).

“Shqipëri do të mbahet i pari Samit i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në rajonin tonë. Këto ngjarje të mëdha ndërkombëtare të pandodhura kurrë më parë në Shqipëri, të paimagjinueshme deri disa kohë më parë për t’iu besuar një qeverie të Shqipërisë, janë domethënëse për shkallën e respektit që Shqipëria ka fituar ndërkombëtarisht. Ne mbetemi një vend i vogël, me hallet e problemet tona që duan kohën, durimin e punën tonë për t’u zgjidhur, por ne sot kemi fituar respekt duke u dhënë të gjithëve respekt, por edhe duke kërkuar respekt nga të gjithë”, ka deklaruar Rama.

Tutje, Rama ka shkruar se me gjithë problemet e sfidat, Shqipëria ka fituar respekt në arenën ndërkombëtare.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika