Samiti i BE-së në Tiranë, policia publikon listën e rrugëve të bllokuara

Samiti i radhës midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet më gjashtë dhjetor, ku vendi nikoqir do të jetë Tirana. Për këtë, Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen në Tiranë për sigurimin e mbarëvajtjes së këtij samiti

Foto: A2CNN





Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave dhe rrugët që do të bllokohen në Tiranë, për sigurimin e mbarëvajtjes së samitit, Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, më 6 dhjetor.

Bllokimi nis nga e hëna në orën 14:00 dhe zgjat deri të martën pasdite, pas largimit të delegacioneve të liderëve evropianë, shkruan A2CNN.

Për garantimin e sigurisë së personaliteteve të larta europiane pjesëmarrëse në të, perimetri i sigurisë do të përfshijë Stadiumin “Air Albania”, Pallatin e Kongreseve dhe godinën e kryeministrisë dhe të gjithë zonën përreth.

Sipas planit të masave, në këtë zonë do të ndalohet tërësisht lëvizja e automjeteve, si edhe e qytetarëve që nuk janë rezidentë, përveç të punësuarve.

Referuar masave, e bllokuar do të jetë rruga e Elbasanit nga kryqëzimi i “7 xhuxhave” në rrethrrotullimin e Saukut, segmenti i Unazës së Vogël në të dy krahët nga “7 xhuxhat” deri te kryqëzimi pranë parkut “Rinia”, si edhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga ura e Lanës, e deri tek ish-Garda e Republikës.

E bllokuar do të jetë edhe rruga nga ura e këmbësorëve mbi Lanë pranë Katedrales Katolike, e deri te stadiumi “Air Albania” dhe çdo aks që lidh këtë rrugë me rrugën e Elbasanit dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për të krijuar një korridor sigurie për shoqërimin e delegacioneve nga Rinasit në Samit, do të jetë tërësisht e bllokuar aksi nga rrethrrotullimi i Saukut – Unaza e Re në drejtim të Pallatit me Shigjeta – ish-sheshi Shqiponja”- autostrada Tiranë-Durrës – Kthesa e Kasharit-Rinas.

Nga ana tjetër, me gjithë këmbënguljen e Partisë Demokratike për të protestuar në bulevard më 6 dhjetor, Policia e Shtetit e vlerëson këtë përpjekje cenim të perimetrit të sigurisë.

Punonjësit në institucionet publike a private do të identifikohen me “badget” përkatëse, ndërsa banorët rezidentë do të identifikohen nga Specialistët e Policimit në Komunitet, madje do të shoqërohen nga efektivë drejt banesave të tyre.

E marta e 6 dhjetorit, do të jetë ditë pushimi në Tiranë.

Vendimi është marrë për shkak se në kryeqytetin e Shqipërisë do të mbahet Samitit i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, në këtë ditë, opozita ka paralajmëruar të mbajë një protestë kundër qeverisë.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika