Të enjten e 23 qershorit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë punimeve që janë duke u zhvilluar në Samitin e Bashkimit Evropian (BE) me vendet e Ballkanit Perëndimor, ka takuar edhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz për të cilën ka shprehur mirënjohje në emër të popullit të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme.
Osmani përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se kancelari gjerman, Scholz është përkrahës i palëkundur i Kosovës dhe perspektivës evropiane.
“Me Kancelarin Scholz, i cili si gjithnjë është përkrahës i palëkundur i Republikës së Kosovës dhe perspektivës sonë evropiane. Në emër të popullit të Kosovës, faleminderit”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe, në selinë e Bashkimit Evropian (BE), ka nisur punimet Samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane po diskutojnë mbi sfidat me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.