Samiti i Paqes për Ukrainën, liderët botërorë sot mblidhen në Burgenstok të Zvicrës

FOTO:Denis Balibuse/Reuters

Autoritetet zvicerane kanë thënë se dhjetëra shtete janë pajtuar të marrin pjesë në një samit më 15 dhe më 16 qershor në Byrgenstok, me qëllim gjetjen e një rruge drejt paqes në Ukrainë – por Rusia nuk do t’iu bashkohet atyre.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pritet të diskutojë rreth një formule për paqe, e cila përfshin rivendosjen e integritetit territorial të vendit, sigurinë bërthamore, sigurinë ushqimore dhe kthimin e të gjithë të burgosurve dhe të dëbuarve.

Më shumë se 100 liderë, duke përfshirë zëvendëspresidenten e ShBA-së, Kamala Harris, dhe presidentët ose krerët e BE-së, vendeve të Amerikës së Jugut, Lindjes së Mesme dhe Azisë, do të jenë të pranishëm në këtë samit për një nga përpjekjet më ambicioze për të krijuar një plani të paqes për Ukrainën.

Samiti vjen pasi liderët e G7-ës u mblodhën në Itali dhe arritën një marrëveshje të re për një hua prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën, e garantuar përmes përdorimit të fitimeve të papritura nga interesi mbi asetet e bankës qendrore ruse të ngrira nga BE-ja dhe vendet e tjera perëndimore pas pushtimit të Ukrainës në vitin 2022, raporton The Guardian.

Konferenca dyditore e paqes, e cila do të zhvillohet në resortin luksoz Burgenstock jashtë Lucernit, do të diskutojë planin e propozuar prej 10 pikash të Kievit për t’i dhënë fund luftës së bashku me tre tema të tjera: kërcënimin bërthamor, sigurinë ushqimore dhe nevojat humanitare në Ukrainë.

Në këtë samit e pranishme to të jetë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani udhëton në Zvicër, përfaqëson Kosovën në Samitin e Paqes për Ukrainën

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika