Samiti mes Ukrainës dhe BE-së do të mbahet në shkurt

Samiti në mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian pritet të mbahet në shkurt të vitit 2023, ku do të diskutohet për çështjet financiare dhe mbështetjen ushtarake ndaj Ukrainës

Ukraina dhe Bashkimi Evropian më tre shkurt të vitit 2023 do të mbajnë një Samit në Kiev, për t’i diskutuar çështjet financiare dhe mbështetjen ushtarake, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Siç shkruan Euractiv, presidenti Zelensky ka diskutuar detajet e takimit të nivelit të lartë me Presidenten e komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Palët diskutuan rezultatet e pritshme të samitit të ardhshëm Ukrainë-BE që do të mbahet më 3 shkurt në Kiev dhe ranë dakord të intensifikojnë punën përgatitore”, thuhet në deklaratë.

Presidenti Zelensky deklaroi se kësti i parë i ndihmës makro-financiare të BE-së do të arrijë gjatë janarit.

Nëntorin e kaluar, BE-ja nisi Misionin e Ndihmës Ushtarake të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës kundër luftës së vazhdueshme ruse.

Për më tepër, Këshilli miratoi një masë ndihme në kuadër të Mjetit Evropian të Paqes (EPF) me vlerë 16 milionë euro për të mbështetur ndërtimin e kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Ukrainës nga EUMAM Ukraine.

Muajin e kaluar, BE hapi rrugën për t’i dhënë Ukrainës që përfshinte miratimin e një norme tatimore globale minimale prej 15 për qind.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika