Samiti në Slloveni bashkon liderët evropianë, përfshirë të Kosovës dhe Serbisë

Samiti slloven Brdo-Brijuni shtjellon temat për situatën në Ballkanin Perëndimor. Në mesin e pjesëmarrësve të konfirmuar në edicionin e 11-të të këtij samiti është edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Brdo-Brijuni 2022

Punimet e samitit të 11-të të Brdo-Brijuni do të fillojnë këtë të hënë. Në këtë samit do të diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Pjesëmarrëse në këtë samit do të jetë dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Njoftimi i lëshuar nga zyra e presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor thotë se pjesëmarrjen në këtë samit e kanë konfirmuar presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tre anëtarë të presidencës së Be-së, Zheljko Komshiq, Milorad Dodik dhe Shefik Xhaferovic.

Në mesin e tyre janë dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Takimi i liderëve në samitin e Brdo-Brijuni këtë herë do të jetë një mundësi për të vlerësuar situatën aktuale në rajon dhe mbi të gjitha për t’u bërë thirrje anëtarëve dhe institucioneve të Bashkimit Evropian që të përshpejtojnë procesin e zgjerimit. Udhëheqësit do të jenë gjithashtu në gjendje të shkëmbejnë pikëpamjet për çështje të tjera aktuale në një atmosferë joformale”, thuhet në njoftim.

Iniciativa e krijimit të samitit Brdo-Brijuni ishte vendosur në vitin 2010, e cila më pas është bërë iniciativa më e rëndësishme politike në Evropën Juglindore.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika