“Samiti në Tiranë” Varhelyi: Plani i BE-së për Ballkanin Perëndimor është konceptuar në Tiranë

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ka treguar se Plani i Bashkimit Evropian për rritjen ekonomike është konceptuar fillimisht në Tiranë

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka treguar se Plani i BE-së për rritjen ekonomike është konceptuar në Tiranë.

Sipas tij, ka qenë ideja e të gjithë rajonit për ta parë përfitimin e anëtarësimit para se të ndodhë si proces.

Komisioneri e pranoi se shpeshherë BE-ja është tepër burokratike, por se këtë herë po tregon një qasje tjetër.

“Mund të ndajë një sekret se vetë ideja e të gjithë Planit të Rritjes ka qenë i konceptuar në Tiranë. Në bashkëbisedim me kryeministrin e Shqipërisë dhe Liderëve të tjerë të rajonit. Nuk është vetëm ide e Bashkimit Evropian, por ka qenë ideja e gjithë rajonit. Prandaj, meqë është dita e fundit e muajit shkurt, po flasim se çka do të zbatojmë për këtë vit. Po punohet vazhdimisht për legjislacionin e duhur dhe kjo punë po vijon së bashku me diskutimet se çka duhet të bëhet. Dita e sotme ka qenë inkurajim i madh për të ecur para për të shpejtuar”, ka theksuar Varhelyi në Konferencën për Media.

Varhelyi ka theksuar se do të ndryshojë “në formë dramatike realiteti ekonomik i rajonit, dhe se sipas përllogaritjeve të tyre, rajoni do të duhet ta dyfishojë ekonominë e vet brenda dhjetë viteve të fundit”.

“Mendoj që këtë herë ne kemi mundësinë të tregojmë se cilat janë përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të një vendi kur bëhet shtet anëtarë, dhe cilat janë të mirat që sjellë në shoqëri anëtarësimi”, ka thënë Varhelyi.

Ai ka pohuar se shtetet e BE-së duhet të fillojnë zbatimin e këtij plani që tani që deri në vitin 2027 kur të përfundojë kjo kuotë kohore e vendosur këto shtete të mund të anëtarësohen në BE.

“Një element tjetër shumë i rëndësishëm është elementi që rajoni mund të bëhet gati për anëtarësim në BE edhe më shpejtë do të thotë se ne nuk po negociojmë me terma abstrakte si dhe kur, këto vende po fillojnë t’i aplikojnë këto rregulla që nga sot që kur të arrijmë tek anëtarësimi kjo gjë të jetë kryer tashmë”.

“Elementi i tretë që dëshiroj të theksoj sigurisht ne e kuptojmë se pjesëmarrja në tregun e përbashkët ka të bëjë edhe me konkurrencën, konkurrenca në BE është e fortë, konkurrenca e shteteve të BE-së me ato të Ballkanit është shumë e madhe, është e padrejtë që ne t’u kërkonim për pjesëmarrje, po japim fonde shtesë që këto reforma të kryhen sepse shumica kanë koston e tyre financiare, për biznese, për Qeverinë dhe për shoqërinë”, ka thënë Varhelyi.

Cilat janë planet për vitin e ardhshëm?

Eurokomisinari ka deklaruar se shifra 6 miliardë euroshe për Ballkanin Perëndimor do të zbusë të gjitha kostot, dhe “do të ndryshojë në mënyrë dramatike investimet ekonomike, rajoni do të duhet të rrisë ekonominë e vet dyfish”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika