Samiti për Ukrainën, Zelensky takohet me Ramën në Tiranë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, para mbajtjes së samitit për Ukrainën.

Në samit do të marrin pjesë disa liderë të Evropës juglindore.

E mërkura e 28 shkurtit sjell presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe disa liderë të Evropës juglindore në kryeqytetin e Shqipërisë, me ftesë të kryeministrit Edi Rama, për mbajtjen e samitit për Ukrainën.

Udhëheqësi ukrainas ka mbërritur në Tiranë pak para mesnatës, sipas ministrit shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Kjo do të jetë vizita e parë e Zelenskyt në Tiranë, e cila vjen pak ditë pasi u bënë dy vjet prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika