Sanksionet kundër Serbisë, Szunyog: Duhet të arrihet konsensus me shtetet anëtare të BE-së

Amabsadori ka theksuar se u duhen të shohin provat për sulmin në Banjskë, “duhet të shohim dëshmi më specifike”

Shefi i zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog

I pyetur se edhe sa duhet pritur për të vendosur Bashkimi Evropian masa kundër Serbisë pas sulmit terrorist kundër Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se duhet arritur konsensus me 27 shtetet anëtare të BE-së.

Ai në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ka thënë se kur BE-ja kishte vendosur masat kundër Kosovës është arritur konsensusi me të gjitha shtetet anëtare të BE-së. Amabsadori ka shtuar se u duhen të shohin provat për sulmin në Banjskë, “duhet të shohim dëshmi më specifike” – tha ai.

“Përsëri, masat mund të vendosen nga shtetet anëtare dhe ne kemi nevojë për të arritur një konsensus nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së”- tha ai.

Ai shtoi se për masat kundër Kosovës, krerët e 27 shteteve anëtare të BE-së u takuan në Këshillin Evropian dhe të gjithë ishin të pajtimit për ato masa.

“Këshilli Evropian është trup ku bëhet takimi i krerëve të qeverive të shteteve anëtare. Ata u takuan më 30 qershor dhe e lëshuan deklaratën se e mbështesin plotësisht deklaratën e datës 3 qershor dhe gjëra të tjera. Pra, po, 27 shtete anëtare në nivelin më të lartë të përfaqësimit të tyre u pajtuan për këto masa”- tha Szunyog.

Ndryshe në deklaratën e 3 qershorit, BE-ja kishte kërkuar konkretisht dy gjëra nga Kosova.

Njëra kishte të bënte me kërkesën që të reduktohet prania e njësive speciale të policisë në afërsi të zyrave të komunës. Dhe kërkesa e dytë ishte që kryetarët të punojnë nga lokacione alternative.

“Këto nuk ishin kërkesa të lidhura me situatën e përgjithshme të sigurisë në veri apo praninë e përgjithshme të policisë. Pra ishin dy çështje shumë specifike që ne i kishim kërkuar dhe ato ende nuk janë përmbushur”, përfundoi shefi i zyrës së BE-së në Kosovë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika