“Sanksionet ndaj Serbisë”, vlerësohen të domosdoshme dhe të vonshme

Sanksionet e paralajmëruara të Gjermanisë ndaj Serbisë po konsiderohen të vonshme megjithatë të domosdoshshme nga analistët politikë e profesorët e mardhënieve ndërkombëtare në Kosovë. Sipas tyre Serbia është toleruar shumë karshi Kosovës

Ashpërsinë e BE-së , e para e ndjeu Kosova, kur situata mes saj dhe Serbisë tensionua rëndë në veri të vendit.

Kosova u përballë me sic u quajtën masat e përkohshme ndëshkuese për mosdëgjueshmërinë ndaj ndërkombëtarëve e ngecjen në hapjen e rrugës për shtensionim.
Njëjtë nuk pësoi Serbia, mirëpo duket se një gjë e tillë nuk do të vazhdojë gjatë.

Gjermania tashmë po shqyrton mundësinë për sanskionim edhe ndaj Serbisë, dhe sic thuhej në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme atje, deklaratat e presidentit Vuçiq tregojnë se si Kosova edhe Serbia nuk po punojnë për shtensionim të situatës.

Profesori i mardhënieve ndërkombëtare Dorajet Imeri thotë se Serbia është toleruar edhe në votimin kundër për antarasimin e Kosovës në KE, vecse sipas tij, tashmë është bërë mjaft.

Dorajet Imeri, Profesor i Mardhënieve Ndërkombëtare ka thënë se “Veprimi i Gjermanisë përvec se i pritshëm është edhe i domosdodshëm, sepse ne po flasim për një shtet që ka marrë përsipër të jetësohet një projekt që është në emër të Evropës, pra marrëveshja e Ohrit, mban vulën e Gjermanisë dhe të Francës si iniciatorë, por edhe të Bashkimit Evropian si tërësi, në këtë mënyrë I tregohet edhe Serbisë se cka do ta gjejë nëse nuk merrë veprime konkrete dhe korrekte në raport me marrëveshjen e arritur”.

Megjithatë të vonshme po koniderohen sanksionet e mundshme me të cilat mund të përballet Serbia.

Visar Xani, analisti politik ka thënë se “Masat edhe ndaj Serbisë janë më se të merituara, dhe konsideroj që cdeo veprim për ti vendosur masat, janë disa veprime të vonuara, por gjithsesi të merituara, për shkak se Serbia që është duke përdorur pjesën veriore të Kosovës, përmes grupeve kriminale dhe tendencës për ta destabilizuar veriun, është direct nga POlitika e Beogradit, dhe si e tillë duhet ndëshkuar”.

I pyetur për sanksionet e mundshme ndaj Serbisë Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffry Hovenier ka thënë shkurtimisht se për të njejt mund të flasë, ambasadori amerikan në Beograd Kristrofer Hill dhe emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika