Sarrazin dhe Frangesh takohen me Rakiqin gjatë vizitës së tyre në Kosovë dhe Serbi

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka treguar më shumë detaje rreth vizitës së tij në Kosovë dhe Serbi. Në këtë vizitë Sarrazin u shoqërua nga homologu i tij slloven, Anzhej Frangesh

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin





I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të premten e 11 nëntorit ka dhënë më shumë detaje rreth takimeve që i ka zhvilluar në Kosovë dhe Serbi bashkë me homologun e tij slloven, Anzhej Frangesh.

Sarrazin ka treguar se gjatë kësaj vizite janë takuar me kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti, zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Sarrazin ka shtuar se pjesë e takimit ishte dhe Goran Rakig nga Lista Serbe, me të cilin kishin vizituar kufirin e Jarinjes. Emisari gjerman përmes një postimi në Twitter duke e përmendur të dërguarin special të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak ka potencuar se është “nevojë urgjente për të de-përshkallëzuar, për të kapërcyer tensionin dhe për t’u angazhuar në dialog”.

Me Anžej Frangeš @MZZRS në #Kosovë dhe #Serbi. Ne u takuam @albinkurti, @BislimiBesnik, @gervallaschwarz  si dhe Lista Srpska Goran Rakiq, vizitoi kufirin e Jarinjes, foli me kryeministrin @SerbienPM @PetkovicPetar. Nevojë urgjente për të de-përshkallëzuar, për të kapërcyer tensionin + për t’u angazhuar në dialog @MiroslavLajcak”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.





Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika