Sarrazin i kritikoi për “mospunë” në diplomaci, Qeveria thekson “suksesin” në KiE

Emisari gjerman, Manuel Sarrazin dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Qeveria e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në politikat e jashtme dhe angazhimin për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, siç është Këshilli i Evropës.

Kjo përgjigje për Dukagjinin vjen pas kritikave të bëra nga emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili sugjeroi se Kosova ka humbur momentum diplomatik në disa raste, duke përmendur çështjen e vonesave rreth Manastirit të Deçanit.

Sarrazin theksoi rëndësinë e marrjes së vendimeve në kohën e duhur, duke paralajmëruar se mungesa e veprimit të shpejtë mund të sjellë pasoja.

Në përgjigjen e saj, Qeveria e Kosovës theksoi se ajo ka prioritete të qarta në politikën e jashtme dhe punon çdo ditë për realizimin e tyre.

“Qeveria e Republikës së Kosova ka prioritete të qarta në politikën e jashtme ndaj të cilave angazhohet çdo ditë. Ne e vlerësojmë lartë bashkëpunimin me partnerët tanë, sikurse është Gjermania, në arritjen e tyre objektivave që ndajmë. Në rastin e procesit të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ritheksojmë se Republika e Kosovës ka plotësuar të gjithë kriteret për anëtarësim, siç është evidentuar edhe nga raporti i raportueseses Dora Bakoyannis që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Si rezultat i angazhimit të diplomacisë sonë, me 24 prill 2023 u kalua faza e parë suksesshëm me mbi 2/3 e nevojshme dhe me 16 prill 2024 kishim një votë të fuqishme në favor të anëtarësimit të plotë, ku 82% e delegatëve të Asamblesë Parlamentare, duke përfshirë edhe ata nga vendet mosnjohese, votuan në favor të Kosovës. Kjo dëshmon në radhë të parë meritat e Kosovës por edhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës që ajo të bëhet pjesë e kësaj organizate të rëndësishme”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Sarrazin gjatë së mërkurës theksoi rëndësinë e marrjes së vendimeve në kohën e duhur, duke paralajmëruar se mungesa e veprimit të shpejtë mund të sjellë pasoja

“Në botë gjërat ndryshojnë dhe nëse e humbni momentumin, atëherë mos u ankoni më vonë se gjërat ndryshuan. Deçani (çështja e manastirit) erdhi vonë. Unë jam mjaft i sigurt. Ky nuk është qëndrim zyrtar i qeverisë gjermane. Nëse kjo do të ishte bërë një gjysmë viti më parë, ju do të ishit sot në Këshillin e Evropës. Është bërë vonë. Ishte shumë e qartë. Kjo është jeta. Bëni gjërat në kohë që t’ju njihen, përndryshe gjërat mund të ndryshojnë”, ka theksuar ai.

Sarrazin gjithashtu sugjeroi se Kosova nuk duhet të mbështetet vetëm te Gjermania për të bërë punën e saj diplomatike, por duhet të bindë vetë partnerët e tjerë ndërkombëtarë për mbështetje.

“Ju nuk duhet t’ia besoni Gjermanisë të bëjë punën e juaj diplomatike. Duhet të bëhet nga vetë Kosova, që të bindë partnerët e tjerë e jo vetëm që të na lërë neve që ta bëjmë atë”, ka thënë Sarrazin.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika