Sarrazin: Kjo mënyrë nuk është e duhura, nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit të hidhet poshtë për shkak të një budallallëku

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka deklaruar se mundësitë që ofron marrëveshja e Ohrit nuk do të lejohen të hidhen poshtë për shkak të asaj që ai e quajti “budallallëk”.

Në një fjalë për media në zyrat e EULEX-it në Mitrovicën e Jugut, ai ka thënë se ndonëse e kupton që deklaratat për marrëveshjen e Ohrit mund të jenë të papranueshme për disa qytetarë, përgjegjësia e politikanëve mbetet evidente.

“Dje kam vendosur spontanisht të vij në Kosovë. Padyshim që dje ishte një ditë e keqe për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqëusesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë, për paqe dhe qetësi. Mesazhi im për sot është që ne nuk do të lejojmë që marrëveshja e Ohrit që i ofron mundësitë, të hidhet poshtë për shkak të një budallallëku. E kuptoj se për shumë njerëz në Republikën e Kosovës, deklaratat për marrëveshjen e Ohrit të ardhura nga Beogradi janë të papranueshme dhe vështirë të kuptueshme. Por, çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta… nuk mund të merren vendime të pamatura”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka theksuar se zhvillimet e fundit në veri nuk paraqesin një rrugë të ofruar nga dialogu.

“Kjo mënyrë nuk është e duhura për në Bashkimin Evropian dhe nuk është rruga që e ofron marrëveshja e Ohrit dhe dialogu që e afrojnë drejt BE-së. Bashkimi Evropian është vend i zbatimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut që është elementi kyç. Mirëpo, veprimet në terren dhe mund të arsyetohen me bazën e ligjit. Jo çdo veprim është i mençur politikisht, disa mund të jenë toksike”, ka deklaruar ai.

Ishte e premtja dita kur kryetarët e komunave të veriut të Kosovës, një ditë pas betimit të tyre, u futën në zyrat e tyre në komuna, nën shoqërimin e Policisë së Kosovës.

Një masë e tillë erdhi pasi banorët lokalë serbë kundërshtuan shkuarjen e tyre aty, në zyrat që dikur përdoreshin nga zyrtarë serbë.

Nën tensionet e situatës, protestuesit hodhën gurë, dogjën veturat e Policisë së Kosovës e njëherit, gjatë grumbullimit të tyre u dëgjuan të shtëna armësh. Këto veprime të tyre detyruan Policinë që të përdorte gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit.

Megjithatë, të gjithë kryetarët e komunave veriore arritën që me asistimin e Policisë të hynin brenda komunave.

Situatat e së premtes nxitën reagimet e ndërkombëtarëve, me ç’rast, të njëjtit shprehën shqetësimet dhe kritikat e tyre ndaj atyre që i quajtën “masa të dhunshme”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se çdo opsion tjetër i veprimeve të ndërmarra policore gjatë së premtes në veri, do të ishte një mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë ndaj kryetarëve të komunave në veri dhe jo vetëm.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do të duhej të ishte gjëja më normale e mundshme. Ai ka thënë se mbetet i vetëdijshëm mbi shqetësimet e ngritura nga faktorët ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika