Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite Sarrazin është takuar me komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristuccia, për të diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Ai është shprehur se dënojnë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj.
“Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj”, ka shkruar Sarrazin.
Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor ka konsideruar të nevojshme përmbajtjen e të gjitha palëve, përkushtimin në mes të Kosovës dhe Serbisë për dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatimin e “menjëhershëm” të marrëveshjeve të arritura.
“Përmbajtja nga të gjitha palët dhe përkushtimi i plotë nga Kosova dhe Serbia për dialogun e udhëhequr nga BE dhe zbatimi i menjëhershëm i marrëveshjeve të arritura është e nevojshme. Mbështetje e plotë për @MiroslavLajcak në përpjekjet e tij”, ka shkruar emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor.