Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Sarrazin është parë duke dalë nga objekti i presidencës, ndërsa nuk është prononcuar për media.
Teksa në orën 18:00, Sarrazin pas takimeve zyrtare në Prishtinë, do të mbajë një konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës.
Emisari do të ketë takime zyrtare, ndonëse nuk ka sqarime se me kë do të takohet, bëri të ditur Ambasada gjermane në Prishtinë.
“Manuel Sarrazin, përfaqësuesi special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor, do të vizitojë Kosovën. Pas takimeve zyrtare, ai do të mbajë një konferencë për media para nisjes”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.