Sarrazin thotë se duhen kompromise “jo të lehta” mes Kosovës dhe Serbisë për anëtarësim në BE

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka theksuar se anëtarësimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Evropian do të kërkojë kompromise të vështira, veçanërisht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë të bërë të enjten, Sarrazin nënvizoi angazhimin e Procesit të Berlinit për të avancuar tregtinë e përbashkët dhe për të kërkuar që vendet e rajonit të arrijnë marrëveshje në lidhje me lirinë e mallrave, parasë dhe tregtisë. Ai e bëri të qartë se këto kompromise janë thelbësore për integrimin e rajonit në BE.

“Për këtë ndonjëherë na duhet kompromis e madje edhe koncesione për t’u dakorduar për marrëveshje që nuk janë të lehta as për Serbinë por as për Kosovën. Po largohem i brengosur se nuk kemi mbërrijtur aty ende. Nëse nuk arrijmë rezultate më të mira drejt Samitit më 14 tetor jam i brengosur se nuk do të arrijmë që të japim sinjal të fortë se bashkëpunimi rajonal, tregtia e përbashkët dhe Procesi i Berlinit, janë formate që do mund të sjellin rezultate konkrete për qytetarët”, tha ai.

“Unë kam biseduar me kryeministrin Kurti do të bisedoj edhe me zyrtarët e 5 shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor. Do tu kërkojë të gjithëve  të bëjnë të pamundurën, të jenë të gatshëm për të bërë edhe kompromise për të arritur rezultate për lirinë e qarkullimit të tregut dhe të njerëzve në rajon, së bashku drejt Bashkimit Evropian”, vijoi ai.

Sarrazin gjithashtu njoftoi se janë në përgatitje për mbajtjen e Samitit të Berlinit, i cili do të mbahet në muajin tetor, duke e theksuar se ky takim do të jetë një mundësi për të avancuar procesin e integrimit dhe për të diskutuar çështje kyçe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

“Mendoj se të gjithë e dini se një nga detyrat kryesore të postit që unë mbaj në qeverinë gjermane është përgatitja e samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në muajin tetor në Berlin. Do të jetë përvjetori i dhjetë i Procesit të Berlinit, i cili synon thellimin e bashkëpunimit rajonal. Pesë vjet më parë u hodh ideja për një treg të përbashkët rajonal dhe me planin e rritjes së Bashkimit Evropian ideja është të mbledhim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me parimin e partnerëve të barabartë, së bashku drejt Bashkimit Evropian. Për këtë na duhet bashkëpunimi rajonal dhe na duhen rezultate konkrete për të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Rezultate që tregojnë se kufijtë po bëhen më pak të rëndësishëm dhe tregtia, përparimi ekonomik e bashkëpunimi janë të rëndësishme në këtë drejtim”, tha ai.

Shija e redaktorit

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Të fundit nga rubrika