SBASHK i jep afat Qeverisë 15 ditë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), e ka paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se ka vetëm edhe 15 dite afat kohor deri në plotësimin e kërkesave mbi ligjin e pagave

SBASHK

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, është deklaruar se mundësia për mos të kaluar në grevë është një dialog me Qeverinë, dhe ku do të ketë ndërmjetësues ligjor.

Ai shtoi më tutje se çështja e ligjit të pagave mbetet ende e panjohur sepse nuk ka pasur takime me njerëz kompetent për këtë çështje.

Duke analizuar protestën e 20 majit dhe duke u bazuar në ligjin për grevat, para se të shkojnë në hapin e fundit që të bëjnë protestë dhe grevë të përgjithshme, drejtuesit e SBASHK-ut kanë thënë se së pari duhet të angazhojnë një ndërmjetësues ligjor që të filloj dialogun me Qeverinë, ka thënë Jashari për EO.

Andaj, sipas Jasharit, BSPK ka dërguar një shkresë dhe që duhet të presin 15 ditë deri sa qeveria të kthej përgjigje.

“BSPK edhe në emrin tonë ka dërguar përmes këtij ndërmjetësuesi shkresë dhe duhet të presim 15 ditë që qeveria t’i thotë po këtij angazhimi ose jo”, ka thënë ai.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj

Kryetari i sindikatës është skeptik me gjërat që mund t’i bëjë qeveria dhe kjo e fundit mundet t’i ikë dialogut.

Sipas tij nëse përgjigja e qeverisë është jo atëherë me ligjin e grevave, çdo veprim tani e tutje është ligjor. Ndërsa nëse i thotë po dialogut, atëherë do të fillojë ky dialog, por që është e pamundur të dihet se kur mund të përfundojë.

“Nëse i thotë jo atëherë konsiderohet me ligjin e grevave se çdo veprim që e marrim tutje është ligjor”.

Jashari ka thëne se çdo veprim tash e tutje do të marrin së bashku me BSKP-në. Pas protestës së 20 majit ai thotë që, duhet të mendojmë dhe të përgatitemi për  grevë të përgjithshme, nëse nuk ka përgjigje pozitive nga ana e Qeverisë. Krejt kjo do të varet brenda këtyre 15 ditësh ka thëne Jasharaj.

SBASHK-u: Sot nuk ka mësim, mësimdhënësit në protestë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika