SBAShK: Nuk pranojmë kompensim të orëve të shtunave

SBAShK-u ka kundërshtuar vendimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës të shtunave duke thënë se kjo bie ndesh me kontratën kolektive dhe do të shkaktojë ngarkesë te nxënësit, sepse në fundjavë kanë angazhime të tjera

SBAShK në konferencë për media





Të enjten e 13 tetorit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBAShK) ka kundërshtuar vendimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës të shtunave, duke thënë se është vendim që është marrë me nxitim nga Ministria e Arsimit.

Sipas SBAShK-ut, ky vendim nuk respekton Kontratën Kolektive dhe është një ngarkesë për nxënësit, sepse në fundjavë kanë edhe aktivitete të tjera.

“Ministrja Nagavci solli vendim te njëanshëm dhe ne themi publikisht qe të shtunën nuk do të konpensohen orët e humbura”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, të mërkurën e 12 tetorit, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, i ka kthyer përgjigje kërkesës së kryetarëve të komunave lidhur me formën dhe mënyrën e kompensimit të orëve të humbura mësimore gjatë ditëve të grevës së punonjësve arsimorë në Kosovë.

Përkundër që ata kanë propozuar një mënyrë të re të zëvendësimit të orëve, Nagavci ka thënë se mësimi vazhdon të mbahet sipas kalendarit të MASHTI-t të cilin e kanë publikuar ditë më parë.

Ministrja Nagavci, ndër të tjera, ka thënë se është e pamundur që të kompensohen 22 ditët e humbura duke shtuar nga një orë mësimore në ditë, sepse sipas saj do të shtohej një barrë shtesë për fëmijët.

“Sa i përket propozimit tuaj që kompensimi i 22 ditëve të humbura të bëhet duke shtuar nga 5 orë brenda javës për çdo nxënës, ju njoftojmë se praktikisht dhe teknikisht është e pamundur të realizohet një gjë e tillë, si nga aspekti pedagogjik, ashtu edhe ai logjistik. Në këtë mënyrë, do të zgjatej dita e punës në shkolla, gjë që do të shkaktonte çrregullime në shkollat që punojnë në dy ndërrime, si dhe do të shkaktohej një barrë shtesë psikologjike e emocionale për fëmijët”, thuhet në njoftimin e AKK në Facebook.

Sipas njoftimit, më 7 tetor, kryetarët e komunave i drejtuan një kërkesë ministres Nagavci lidhur me formën dhe mënyrën e kompensimit të orëve të humbura gjatë grevës, të cilët kanë thënë se kompensimi i orëve të humbura të mësimit nuk duhet të bëhet në fundjavë, sepse do të krijonte ngarkesë te fëmijët.

Ndryshe, më 4 tetor, ministrja Nagavci ka bërë të ditur se Ministria e Arsimit ka nxjerrë vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022-2023, vendim sipas të cilit parashihet se ditët e humbura përgjatë grevës në arsim do të kompensohen të shtunave deri në janar të vitit 2023.

MASHTI propozon alternativë tjetër për pagesat e mësimdhënësve





 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika