Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e marshit në mbështetje të ish-krerëve të UCK-së, që po mbahen në Hagë.
Pra, të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër” organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.
Nëpërmjet një njoftimi SBAShK ka bërë të se do të marrin ojese me një numër të konisdërusmë pjesëmarrësihst në këtrë akitivitet.
“SBASHK në takimin me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve përveç për temat aktuale në arsim dhe në aktivitetet sindikale, ka bashkëbiseduar edhe për kërkesën e shumë kolegeve e kolegëve tanë që nga çerdhet e deri në universitete për mbështetjen e aktivitetit ‘Marshojmë për drejtësi’ organizuar nga iniciativa “Liria ka emër”. Në këtë takim pjesëmarrësit njëzëri kanë vendosur që edhe SBASHK me një numër të konsideruar të anëtarësisë të marr pjesë në këtë aktivitet”, thuhet në njoftim.