SBASHK-u nesër mban takim, diskutohet për gjendjen aktuale në arsim

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të hënën do të mbajë një takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të hënën do të mbajë një takim me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve, që nga çerdhet e deri në universitete.

Takimi do të nisë në orën 10:00, në sallën e takimeve në Qendrën e studentëve, te selia e SBASHK-ut, thuhet në njoftimin për media të kësaj sindikate.

Sipas njoftimit, në takim pritet të diskutohet vendimi i MASHTI-t për mosshpërndarjen e teksteve shkollore.

“Në këtë takim do të bashkëbisedohet për gjendjen aktuale në arsim, për problemet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor,  për vendimin skandaloz të MASHTI-it për tekstet shkollore e për shumë çështje të tjera”, shkruan RTK.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika