SBASHK-u paralajmëron grevë nga 24 gushti

Pasi Qeveria e Kosovës nuk ka përmbushur kërkesat e SBASHK-ut, sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Ymer Ymeri ka paralajmëruar grevë nga 24 ose 25 gushti. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kishte thënë se kërcënimi me grevë në arsim nga ana e SBASHK-ut është i papranueshëm

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Ymer Ymeri,

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Ymer Ymeri, ka thënë se nëse edhe të mëtkurën e 17 gushtit nuk arrihet një marrëveshje në mes Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut atëherë mësimdhënësit do të hyjnë në grevë pa afat.

Ymeri ka thënë se greva pritet të fillojë më datë 24 ose 25 gusht, nëse qeveria nuk merr hapa për bisedime dhe plotësimin e kërkesave të SBASHK-ut.

“Duke u bazuar në mbledhjen e kryesisë ekzekutive të BSPK-së që u mbajt më datë 10 gusht, në të cilën i kemi dhënë një afat dhe një javë ditë bisedimeve për të realizuar kërkesat, duke i dhënë kompetencë kryetarit të BSPK-së Atdhe Hykollit, që deri më datë 17 gusht të arrihet një marrëveshje me qeverinë për kërkesat, dhe nëse gjatë ditë së sotme nuk arrihet një marrëveshje e tillë ne do të thërrasim konferencë për shtyp për të shpall grevën duke filluar nga data 24 ose 25 gusht, dhe njëkohësisht do të formojmë këshillin grevist dhe ata të bëjnë përgatitje për fillimin e grevës”, ka thënë Ymeri .

Ymeri ka shtuar se mësimi rrezikon që të mos fillojë më 1 shtator për shkak të grevës. Ai po ashtu u shpreh se rrezikon që mos të mbahet edhe ri-testimi i maturës që është paraparë të mbahet më 27 gusht.

“Greva do të shpallet në kohë të pacaktuar për realizimin e kërkesave tona. Me qëllim është data 24 ose 25 gusht, që t’i jepet hapësirë bisedimeve edhe gjatë kohës së grevës. Nëse arrihet një marrëveshje deri më 1 shtator, uroj që të arrihet në të kundërtën vazhdon greva deri në realizimin e kërkesave. Për mu është brengosëse kjo gjendje, pasi kemi pas paralajmërime që një vit. Dhe sigurisht është Testi i Maturës më 27 gusht dhe rrezikohet mbajtja e saj për shkak të grevës, dhe nuk e di se si ministria do të gjejë formën për ta mbajt. Ministrja po mendon që formën që e ka zgjedh përmes takimeve me mësimdhënës nëpër komuna, e cila nuk është mënyra e duhur”, shtoi sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për Telegrafin.

Ndryshe, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, ditë më parë kishte thënë se kërcënimi me grevë në arsim nga ana e SBASHK-ut është i papranueshëm.

“Kërcënimi me grevë për 1 shtatorin, ditën e parë të mësimit për vitin 2022–2023 është i papranueshëm. Çfarë do të mbërrihet me çfarëdo greve është vetëm dëmtim i procesit të mësimit për fëmijët tanë. Rezultatet në arsim nuk janë ato që i dëshirojmë”, kishte thënë Nagavci.

Kërkesat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës janë:

100 euro nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik përfshirë edhe punëtorët e Ndërmarrjeve Publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme

Përcaktimi i Pagës Minimale

Miratimi i Ligjit për Paga

Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse

Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuar nga Shteti, pranimi i përvojës se punës për të gjithë të larguarit nga puna gjatë viteve të 90-ta, dhe të eliminohet kriteri prej 15 vite përvojë punë para vitit 1999.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika