SBASHK-u proteston për rritje pagash dhe kontratë kolektive

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës [SBASHK] do të mbajë sot protestë me kërkesat për rritjen e pagave dhe nënshkrimin e kontratës kolektive, në të kundërtën kërcënon me greva.

Sindikalistët janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave dhe njëherësh me mungesën e Kontratës Kolektive.

Protesta nis nga ora 12:30, te Biblioteka Kombëtare e Kosovës, prej nga do të vazhdojë deri para objektit të MASHTI-t, ku do të shpalosen kërkesat dhe do të kërkohet takim me ministren Arbërie Nagavci, në përpjekje për të arritur marrëveshje të pranueshme për të dy palët.

Protesta do të vazhdojë më pas deri te Qeveria e Kosovës dhe pritet të përfundojë në ora 15:00.

Ministrja Nagavci dje ka pritur drejtuesit e SBASHK-ut, por takimi ka përfunduar pa asnjë rezultat.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka paralajmëruar se në protestë do të marrin pjesë rreth 2.000 punonjës të arsimit nga e gjithë Kosova dhe aty do të vendoset edhe për veprimet tjera sindikale.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika