SBASHK vazhdon grevën, reagon Qeveria: Takime ka pasur por mungon gatishmëria e sindikatave për të ecur para

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, teksa ka reaguar ndaj vendimit të SBASHK-ut për vazhdimin e grevës në arsim, ka thënë se kërkesa për 100 euro shtesë është e paarsyeshme

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK), të dielën e 11 shtatorit, pas takimit me kryetarët e Kuvendeve Sindikale Komunale të Arsimit Parauniversitar dhe të Universiteteve, ka vendosur që të vazhdojnë grevën.

Lidhur me këtë, ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se deri më tani janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave.

Sipas tij, ndonëse ka pasur takime, mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë.

“Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministri janë takuar të paktën dhjetë herë me kryetarin e BSPK,  Atdhe Hykolli.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur katër takime me përfaqësues të sindikatave, përfshirë BSPK. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, të paktën katër takime me përfaqësues të degëve sindikale, përfshirë BSPK. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur gjashtë takime me sindikatat e Policisë, Zjarrfikësve, Infermierëve e Arsimit. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tetë herë është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut”, shkroi Kryeziu.

Ndryshe, në një komunikatë për media, kryetari Hykolli ka informuar pjesëmarrësit e këtij takimi për ato që janë debatuar në këtë takim e pastaj është hapur debat konstruktiv lidhur me këtë.

Sipas njoftimit thuhet se qëndrim unanim i pjesëmarrësve të këtij takimi ishte që derisa Qeveria nuk ulet në dialog me Këshillin Grevist të BSPK-së, që është organ legjitim për të menaxhuar grevën dhe për të zhvilluar dialog me palën tjetër dhe gjersa Qeveria nuk realizon kërkesat legjitime të grevistëve, greva do të vazhdojë.

“Ata rikujtuan se greva erdhi si pasojë e mungesës së vullnetit të Qeverisë për dialog dhe se greva po ndodh duke u respektuar zëri dhe vullneti i anëtarësisë, e cila edhe do të vendosë çka tutje”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, thuhet se kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të universiteteve kanë përgëzuar kryetarin Hykolli për përpjekjet që të krijohen kushtet për dialog mes Qeverisë dhe Këshillit Grevist të BSPK-së duke uruar që ky dialog të ndodhë, me qëllim që të debatohen të gjitha çështjet dhe të arrihet marrëveshje e pranueshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika