Scaloni paralajmëron mundësinë e ndryshimeve të lojtarëve argjentinas për Kupën e Botës

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka thënë se para fillimit të Kupës së Botës ka mundësi të ndryshojë lista me 26 lojtarë, pasi sipas tij ka lojtarë që nuk janë 100 % të mirë

Lionel Scaloni, trajner i Argjentinës





Trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni, pas fitores së Argjentinës ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe me rezultat 5-0, ndeshje kjo e mbajtur para Kupës së Botës, ka thënë se e mendon ndryshimin e skuadrës së tij prej 26 lojtarësh para fillimit të ndeshjeve për Kupën e Botës.

“Ka një mundësi që lista e 26 lojtarëve për Kupën e Botës të ndryshojë. Do të shohim”, ka thënë Scaloni.

Gjersa ka theksuar se ka lojtarë argjentinas që nuk janë shumë të mirë dhe sipas tij ekipi argjentinas duhet të jetë më i kujdesshëm.

“Ka lojtarë që nuk janë 100% mirë. Ne duam të jemi të kujdesshëm. Ne duam të shohim evolucionin e tyre”, ka thënë ndër të tjera Scaloni.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika