Schmidt bën ndryshime në Ligjin zgjedhor të Bosnjës

Vetëm një orë pas mbylljes së qendrave të votimit, mbikëqyrësi ndërkombëtar i paqes për Bosnjën vendosi ndryshime në ligjin zgjedhor, duke vendosur afate për formimin e qeverisë

Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt





Qendrat e votimit në Bosnje-Hercegovinë tashmë janë mbyllur, pasi votuesit dolën për të zgjedhur presidencën e re kolektive të vendit dhe ligjvënësit në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal, në një garë midis nacionalistëve me rrënjë të thella dhe reformistëve të fokusuar në ekonomi.

Vetëm një orë pas mbylljes së qendrave të votimit, mbikëqyrësi ndërkombëtar i paqes për Bosnjën vendosi ndryshime në ligjin zgjedhor, duke vendosur afate për formimin e qeverisë.

Ish-politikani gjerman, Christian Schmidt, i cili ka fuqi të mëdha si Përfaqësues i Lartë ndërkombëtar në Bosnje, ka marrë një vendim për masat që synojnë përmirësimin e funksionalitetit të entiteteve të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës dhe sigurimin e zbatimit në kohë të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura të dielën, më 2 tetor, shkruan Reuters.

“Është vendimtare për fatin e këtij vendi që nuk do të ketë bllokada”, ka thënë Schmidt duke iu drejtuar publikut në një mesazh në Youtube, teksa shtoi se  “Prandaj vendos masat që do të përmirësojnë funksionalitetin e institucioneve të Federatës”.

Udhëheqësit kroatë kishin paralajmëruar se mund të bllokojnë formimin e një qeverie të re të Federatës pas zgjedhjeve, nëse ligji zgjedhor nuk ndryshohet për të forcuar përfaqësimin e tyre në dhomën e lartë të parlamentit.

Fushata zgjedhore nga partitë etnike në pushtet u dominua nga retorika nacionaliste, duke u fokusuar në temat e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe kritikave të kundërshtarëve dhe jo në çështje të tilla si vendet e punës dhe inflacioni në rritje.

Mungesa e sondazheve të besueshme e ka bërë të vështirë parashikimin e rezultatit, por shumë analistë besojnë se partitë nacionaliste do të mbeten dominuese dhe se ndryshimi më i madh mund të vijë në kampin boshnjak, i cili është më i madhi dhe më i larmishëm politikisht.

Pjesëmarrja ishte 50 për qind deri në orën 19:00, por shifrat ende mungonin nga disa qendra votimi që qëndruan të hapura më gjatë, kanë deklaruar autoritetet zgjedhore.

Pavarësisht raportimeve për parregullsi dhe ndalimin e disa njerëzve për mashtrim, zyrtarët kanë thënë se votimi kishte ecur në mënyrë të kënaqshme.

Në garën për anëtarin serb të Kryesisë së Bosnje-Hercegovinës, sipas të dhënave të Aleancës së Social Demokratëve të Pavarur (SNSD), kandidatja e tyre Zhelka Cvijanoviq prin me 200 mijë vota ose 58 për qind, ndërsa Mirko Sharoviq nga Partia Demokratike Serbe ka 130 mijë vota ose 38 për qind, shkruan KP.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika