Schmidt kërkon ndjekjen e mohuesve të gjenocidit në Srebrenicë

Përmes një mesazhi drejtuar politikanëve në Republika Sërpska – entitetit serb – përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt, tha se zyra e tij është e gatshme të përdorë të gjitha mjetet për të ndihmuar Bosnjën që të ngrehë padi kundër mohuesve të gjenocidit

Zyra e përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë u ka bërë thirrje zyrtarëve që të vazhdojnë të ndjekin penalisht përgjegjësit për mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, teksa shteti shënon 28-vjetorin e vrasjes së mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës në Srebrenicë.

Përmes një mesazhi drejtuar politikanëve në Republika Sërpska – entitetit serb – përfaqësuesi i lartë, Christian Schmidt, tha se zyra e tij është e gatshme të përdorë të gjitha mjetet për të ndihmuar Bosnjën që të ngrehë padi kundër mohuesve të gjenocidit.

“Është e qartë që ne duhet të kemi hapa vendimtarë nga Prokuroria”, tha Schmidt gjatë homazheve në Potoçari, ku gjenden varrezat e viktimave të gjenocidit.

“Ata që e mohojnë gjenocidin, kudo që jetojnë apo gjenden, po kryejnë vepër penale, sepse me ndryshimet në ligj, të bëra dy vjet më parë nga paraardhësi im, Valentin Izko, thuhet se mohimi i gjenocidit është vepër penale. Mos harroni se ky ligj vlen në mbarë Bosnje e Hercegovinën”, paralajmëroi ai.

Vrasjet në Srebrenicë ishin vetëm një episod i luftës në Bosnje më 1992-1995 që la të vrarë afër 100.000 persona. Ngjarjet në Srebrenicë janë njohur si gjenocid nga dy gjykata të Kombeve të Bashkuara.

Zyrtarët e Serbisë dhe zyrtarët serbë në Bosnje – përfshirë edhe liderin aktual të Republikës Sërpska, Millorad Dodik – refuzojnë që ta pranojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Gjatë ceremonisë së 11 korrikut u varrosën mbetjet mortore të 30 viktimave. Mbetjet e tyre u gjetën në varreza masive në lindje të Bosnjës./REL

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika