Schneeberger letër Macronit: Bëjeni të mundur liberalizimin e vizave për Kosovën

Në prag të mbajtjes së Samitit të BE-së në Bruksel, Kati Shchneeberger, i ka shkruar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke i kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën

Ilustrim

Rreth 16 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin për heqjen e vizave për Kosovën.

Ky peticion ditë më parë ishte inicuar nga këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shchneeberger.

Shchneeberger, i ka dërguar letër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, duke i kërkuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Një ditë para mbajtjes së Samitit të Bashkimit Evropian në Bruksel, Shchneeberger ia ka dërguar Macron-it edhe peticionin me nënshkrimet që kërkojnë lëvizjen e lirë për kosovarët.

Ilustrim

“I nderuar President Emmanuel Macron, bëni të mundur liberalizimin e vizave në Kosovë. Shumica dërrmuese është pro. Tani duhen votat e fundit të mbetura. Kur isha në Kosovë për herë të parë tre javë më parë, u trondita. Për dikë si unë, që kam lindur në Gjermaninë Lindore, është e paimagjinueshme që sot në vitin 2022 të ketë ende njerëz në Evropën e mesme që ndihen të izoluar”, shkruhet në letrën e saj.

“Duke vënë veton për liberalizimin e vizave, ne po prekim shumë jetë, në mënyrë negative. Ky i padrejtë i njëanshëm më në fund duhet të marrë fund. Liberalizimi i vizave për Kosovën – Tani !!! Këtu është lidhja e një peticioni online që kam filluar kur isha në Kosovë”, vijon shkrimi.

Sipas Shchneeberger, nuk është e drejtë që një popull brenda Evropës të jetë i izoluar.

“Pothuajse 16 mijë njerëz e kanë nënshkruar tashmë peticionin. Jam i sigurt se nëse peticioni zgjat mjaftueshëm dhe të gjithë e dinë për të, do të ketë shumë më shumë nënshkrime. Njerëzit nuk duan asgjë më shumë se pak liri-liri për të udhëtuar. Një privilegj që e gëzojmë çdo ditë në BE dhe që e marrim si të mirëqenë. Le t’i japim popullit të Kosovës të njëjtën liri për të udhëtuar që gëzojmë kur udhëtojmë në Kosovë pa viza. Le të jetojmë vlerat tona evropiane”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizmin e vizave, por Franca dhe Holanda konsiderohen dy shtetet më skeptike për këtë proces.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika