Scholz dënon në mënyrën më të ashpër sulmin terrorist në Banjskë

Kancelari gjerman Olaf Scholz, në konferencën për media mbi rëndësinë e samitit të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, ka thënë se e dënon ashpër sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Morëm një goditje në rajon. Para disa javëve policët e Kosovës u sulmuan në mënyrë brutale, dhe një polic u vra. E dënojmë në mënyrë më të ashpër këtë gjë”, ka thënë Scholz, duke shtuar se në këtë samit e ka thënë qartë se duhet të ketë bashkëpunim rajonal dhe të zgjidhen konfliktet e kaluara.

“Duhet përmirësim konkret e i prekshëm, duhen marrëveshje që lehtësojnë jetën e përditshme, që bashkojnë qytetarët, e që është me rëndësi, marrëveshje që rrisin besimin e ndërsjellë. Procesi i Berlinit nga viti 2014 po kryen këtë detyrë”, ka thënë Scholz, ndërsa ka shpjeguar marrëveshjet arritura të hënën.

Kancelari gjerman e ka falënderuar Shqipërinë për organizimin e Samitit të së hënës.

Këtë sulm terrorist e ka dënuar dhe presidentja e Komisionit të Bashkimit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila e ka quajtur të tmerrshëm sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ajo ka thënë se fuqishëm e kanë dënuar këtë sulm.

Ajo është shprehur se momentalisht janë duke procesuar informatat dhe po presin hetimin e plotë në mënyrë që t’i ndërmarrin të gjitha hapat në bashkëpunim me të gjitha vendet e BE-së.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika