Scholz dhe Macron i urojnë popullit ukrainas Ditën e Pavarësisë

Emanuel Macron dhe Olaf Scholz kanë uruar popullin ukrainas Ditën e Pavarësisë, dhe kanë shprehur mbështetjen e tyre në luftën kundër pushtimit rus

Emmanuel Macron, Olaf Scholz

Presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz kanë uruar Ditën e pavarësisë popullit ukrainas të cilët në këtë ditë shënojnë 31-vjetorin e çlirimit nga Bashkimi Sovjetik.

Në këtë ditë të 24 korrikut Ukraina shënon gjithashtu gjashtë muaj luftë me Rusinë, kur edhe filloi pushtimi rus me 24 shkurt.

Kancelari gjerman Scholz, nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se për ukrainasit është festë edhe pse në rrethana të tmerrshme.

Ai ka shtuar se për 6 muaj me radhë ukrainasit është dashur të mbrohen me guxim kundër sulmit rus.

Gjithashtu, edhe presidenti francez Emanuel Macron nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar popullin ukrainas për ditën e pavarësisë.

Ai ka shkruar “ukrainas dhe ukrainase ne jemi në anën tuaj dhe do të vazhdojmë të jemi kështu”

Gjithashtu, një urim ka ardhur edhe nga presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, i cili është aleati kryesor i presidentit rus Vladimir Putin në pushtimin rus ndaj Ukrainës.

Ukraina po përgatitet për sulmet ruse në ditën e pavarësisë

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika