Scholz: Do të bashkëpunojmë me BE-në dhe partnerët për liberalizimin e vizave për Kosovën

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në konferencë për media ka thënë se Gjermania do të ndihmojë Kosovën për liberalizimin e vizave dhe në fushën e energjisë dhe klimës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, është shprehur i gëzuar për angazhimin e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë në fushën e energjisë dhe klimës, dhe se për këtë “do të ndihmojë Kosovën në pavarësimin energjetik dhe do të përmirësojë cilësinë e ajrit’’.

Scholz, gjithashtu, ka thënë se përparimi duhet të ndodhë në liberalizimin e vizave, për çka shprehet se qeveria federale angazhohet me Bashkimin Evropian (BE) dhe partnerët e tjerë.

Përmes procesit të Berlinit dhe bashkëpunimit rajonal, Scholz ka thënë se do të arrihen katër (4) marrëveshje që përfshijnë lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave.

“Përparimi i mëtejshëm duhet të bëhet në liberalizimin e vizave për Kosovën. Qeveria federale angazhohet me BE-në dhe partneret’’.

‘’Me procesin e Berlinit, Gjermania ka vite që angazhohet në këtë drejtim. Projekti aktual më i rëndësishëm është krijimi i tregut të përbashkët rajonal. Këtu besoj se do të arrijmë të përfundojmë katër marrëveshje për lëvizjen e personave dhe njohjen e diplomave”, është shprehur Scholz.

Kancelari gjerman Scholz, gjithashtu, ka deklaruar se në takim kanë diskutuar edhe për çështjet klimatike dhe ato të energjisë.

“Rëndësi jetike është luftimi i korrupsionit dhe forcimi i sundimit të ligjit të cilat qeveria kosovare i ka bërë qëllime’’.

‘’Përparimet nuk arrihen brenda ditës, por janë me rëndësi qendrore, për t’u hapur të rinjve perspektiva dhe shanse. Ne jemi të gatshëm ta mbështesim Kosovën’’, ka thënë Scholz.

Sipas tij, Kosova ka ende shanse para vetes dhe se ‘’Rëndësi thelbësore për të rinjtë ka klima dhe energjia’’.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika