Scholz: Janë bërë përparime të mëdha në dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se plani i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi është i mirë dhe duhet të zbatohet nga të dyja palët.

Scholz ka deklaruar se në dialog është bërë përparim i madh dhe se gëzohet për rezultatet konstruktive që do të arrihen dhe se pret që plani evropian për dialogun Kosovë-Serbi të përfundojë së shpejti dhe me sukses, shkruan KP.

“Kemi të bëjmë me një propozim shumë të peshuar të Gjermanisë dhe Francës dhe që mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që e gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e Këshillit Evropian në Bruksel. Në këtë kuadër unë besoj se ky proces do të përfundojë së shpejti me sukses… Mendoj se janë bërë përparime të mëdha, po të shikosh deklaratat publike të Vuçiq dhe Kurtit, ky është një përparim. Mendoj se ky është një plan që mund të zbatohet dhe duhet të realizohet. Prandaj unë jam i gëzuar kur ne arrijmë rezultatet konstruktive dhe të mira. Ndjesia ime është se tani mund të bëhet realitet ajo që deri tani nuk ishte e mundur. Do të ishte e mirë për zhvillimin e rajonit dhe Kosovës dhe Serbinë”, ka thënë ai.

Mbështetje absolute këtij plani i ka dhënë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Shqipëria, qeveria jonë dhe unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë është një plan absolutisht shumë përmbajtjesor dhe realist, i cili sjell normalizimin e nevojshëm dhe shumëpritur që dy palët duhet të trajtojnë jo vetëm me seriozitetin maksimal, por edhe gjithë kurajën e domosdoshme”, ka thënë ai.

Po ashtu, Scholz ka bërë të ditur se 16 tetori është caktuar si datë kur do të mbahet samiti i Berlinit në Tiranë.

“Prandaj gëzohem që ju ratë dakord të ftoni në Shqipëri samitin e ardhshëm të Berlinit. Përgatitjet tani kanë përparuar dhe më 16 tetor samiti do të zhvillohet. Ky samit për herë të parë do të zhvillohet në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika