Scholz kërkon votëbesim, Gjermania drejt zgjedhjeve të parakohshme

Kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka kërkuar të mërkurën votëbesim në Parlament për javën e ardhshme, duke i hapur rrugën vendit edhe formalisht për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Pesë javë pasi koalicioni i tij qeverisës trepartiak dështoi për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën se si ta ringjallin ekonominë e ngecur të vendit, zyra e Scholzit tha se ka bërë kërkesë për votëbesim në Bundestag për të hënën e ardhshme.

Synimi është mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 23 shkurt, shtatë muaj më herët se koha e zgjedhjeve të rregullta.

Scholz nuk pritet t’i mbijetojë votëbesimit të hënën.

Partia e tij, Socialdemokratët, ka 207 deputetë në Bundestag, ndërsa partnerët e tij të mbetur në koalicion, të Gjelbërit, kanë 117. Kjo nënkupton se Qeveria e Scholzit nuk e gëzon shumicën në Parlamentin me 733 ulëse.

Votëbesimi është i nevojshëm sepse Kushtetuta e Gjermanisë nuk e lejon Parlamentin të shpërbehet vetvetiu.

Nëse Scholzi e humb votëbesimin, i takon presidentit Frank-Walter Steinmeier të vendosë për shpërbërjen apo jo të Bundestagut. Ai ka 21 ditë kohë për ta marrë atë vendim, dhe sapo të shpërbëhet Parlamenti, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve.

Sondazhet tregojnë se partia e Scholzit është mbrapa partisë kryesore opozitare, blloku i Unionit i Friedrich Merzit. Nënpresidenti Robert Habeck, të Gjelbërit e të cilit ngelin edhe më mbrapa, do të garojë për kancelar gjithashtu.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e cila po shënon rritje në sondazhe, e ka nominuar Alice Weidelin për kancelare, por ajo nuk ka gjasa për këtë post sepse partitë e tjera nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika