Scholz: Kurti ka premtuar se do ta bëjë Asociacionin

"Ne kemi përkushtim nga të dyja palët, si Kurti, ashtu edhe Vuçiq, nga një premtim që do t'i zbatojnë marrëveshjet bazë të Brukselit. Dhe nga Kurti kemi premtimin që do të realizojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo na është thënë qartë", ka thënë Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha në përfundim të samitit të BE-së në Bruksel se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë ka premtuar se do ta realizojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai ka theksuar se ka përkushtim nga të dyja palët për “zbatim të marrëveshjeve bazë, të Aneksit të Ohrit dhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”.

“Ne kemi përkushtim nga të dyja palët, si Kurti, ashtu edhe Vuçiq, nga një premtim që do t’i zbatojnë marrëveshjet bazë të Brukselit. Dhe nga Kurti kemi premtimin që do të realizojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo na është thënë qartë”, ka thënë Scholz, raporton DW.

Në konkluzionet përfundimtare të samitit dyditor të BE-së, megjithatë nuk janë hequr sanksionet kundër Kosovës dhe as nuk janë vënë sanksione të reja kundër Serbisë, siç ishte kërkuar më parë sidomos nga pala kosovare.

Scholz tha se tani do të shohin se sa do të realizohen këto premtime.

“Ata që kanë përgjegjësinë politike duhet të mobilizojnë forcat për të ardhmen”, tha Scholz.

Ndryshe, të enjten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u pritën në takime të ndara nga liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë, si dhe nga shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika